Banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, u shpreh e tronditur pasi mori një zarfi të kuq në spektaklin e mbrëmjes së djeshme. Teksa lexoi reagimin që daja i saj kishte bërë në rrjete sociale pas surprizës së babait prime-in e shkuar.
Pasi lexoi këtë reagim i cili kishte akuza kundrejt babait të saj për dhunë ndaj nënës, Elijonashpërtheu në lot dhe u shpreh e habitur për reagimin e tij.
“Ndjej shumë keqardhje, sepse nënën e kam pas shumë të mirë”, tha Elijona. Ajo shtoi se marrëdhënia me prindërit e saj nuk ka qenë shumë e afërt, duke theksuar se nuk është faji i saj të diskutojë për problemet e familjes.
Elijona u shpreh se ishte fokusuar vetëm tek përjetimet e saj dhe jo tek historia e prindërve. Megjithatë, reagimi i dajës e preku thellë dhe ajo reagoi me tone të forta: sipas saj, qëllimi i tij ishte ta lëndonte.
“Unë përpiqem të mos zhytem në historitë e familjes, edhe pse ai kërkon vëmendje. Gjërat e babait dhe mamit mbesin të tyre. Nëse do të kishte dashur motrën e tij të mos lëndonte fëmijën e saj, duhet ta kishte menduar dy herë”, tha Elijona.
