Një zarf i ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 solli një sfidë karaoke që përfundoi duke u kthyer në një moment shumë emocional për Luiz Ejllin dhe banorët e tjerë. Gjatë interpretimit të një kënge mjaft të njohur për të gjithë, këngëtari u përball me emocione të forta, duke mos arritur t’i përmbajë lotët.
Luizi, i cili është futur sërish në shtëpi vetëm për një periudhë të shkurtër, është pjesë e një loje të veçantë në këtë edicion.
Të gjithë filluan të përloteshin sapo dëgjuan notat e para të “Kush të ndau prej meje”. Që në sekondat e para, Luizi u pa i tronditur emocionalisht, me zërin që i dridhej dhe sytë e përlotur.
View this post on Instagram
Kënga në fjalë është interpretuar nga Shpat Kasapi, artisti i njohur shqiptar që u nda nga jeta në fund të muajit nëntor, pas një ataku kardiak, teksa ndodhej në Itali së bashku me familjen. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta preku thellë opinionin publik dhe botën e artit shqiptar.
Reagimi i Luiz Ejllit nuk kaloi pa u vënë re, duke u kthyer në një nga momentet më të ndjera dhe më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.
