Angelina Jolie u shfaq në tapetin e kuq mbrëmjen e djeshme në premierën e filmit të saj më të ri, "Couture" në Paris, me një pamje që përputhej me atmosferën e filmit. Ajo veshi një fustan të gjatë gjysmë-transparent, i zbukuruar me perla metalike që krijonin një dizajn të hollë lulesh në ngjyrë argjendi.
Fustani kishte mëngë të shkurtra, një siluetë të përshtatur dhe fund të zbukuruar me rripa delikatë që lëviznin me çdo hap të saj. Jolie e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me majë të mprehtë dhe bizhuteri minimaliste duke e mbajtur stilin elegant dhe të thjeshtë.


Premiera shënoi një moment të rëndësishëm për Jolie, e cila luan në filmin Couture rolin e Maxine Walker, një regjisore amerikane që përballet me një diagnozë për kancer të gjirit gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë një paneli në Toronto International Film Festival 2025, Jolie tha: “Ky film është shumë personal për mua, dhe shëndeti i grave dhe kanceret e grave janë shumë personalë për mua.”

Regjisorja Alice Winocour, në një intervistë për The Hollywood Reporter, theksoi se Couture nuk është thjesht një film për industrinë e modës. “Është një film për një grua që mëson se ka kancer; nuk është një film për kancerin,” tha ajo. “Në të njëjtën mënyrë, është një film për një vajzë të re afrikane që mbërrin në Paris dhe përballet me ashpërsinë e botës, dhe nuk është një film për modën.”
Winocour shtoi se fokusimi i saj ishte tek lidhjet emocionale mes personazheve, duke shpjeguar: “Doja të tregoja solidaritetin mes grave.” Ajo e përshkroi filmin si një histori për “ndarjen e përvojave si mund të lidheni me njerëz që vijnë nga botë krejt të ndryshme.”
