Pas shumë muajsh pritjeje dhe diskutimesh të gjata në rrjetet sociale, tani është zbuluar data e finales së katërt të “Big Brother VIP Kosova”. Sipas burimeve brenda produksionit, nata vendimtare do të mbahet më 27 shkurt, kur shtëpia më e famshme televizive në vend do të fikë dritat dhe do të shpallet fituesi i sezonit.
Finalisti i parë pritet të zbulohet prime-in e ardhshëm të së premtes pas televotimit të hapur mbrëmjen e djeshme.

Sezoni i katërt ka qenë i mbushur me emocione të forta, momente të paparashikueshme dhe rivalitete të zjarrta mes banorëve, duke e mbajtur publikun të tensionuar dhe të angazhuar para ekranit për muaj të tërë. Çdo javë ka sjellë surpriza, diskutime dhe sfida të ndryshme që kanë testuar aftësitë dhe karakteret e pjesëmarrësve, duke bërë këtë edicion një nga më emocionuesit deri më sot.
Finalja e 27 shkurtit pritet të jetë kulmi i këtij rrugëtimi televiziv, një natë e mbushur me momente të paharrueshme dhe emocion, ku do të vendoset fituesi i madh dhe do të mbyllet një kapitull i rëndësishëm për shtëpinë më të famshme në Kosovë. Publiku tashmë po numëron ditët dhe pritja për të parë se kush do të triumfojë ka arritur kulmin.
