Ndonëse loja është në kulmin e saj mes banorëve brenda në shtëpi dhe kanë kaluar plot 50 ditë që nga izolimi i tyre, tre banorët të tjerë janë bërë pjesë të shtëpisë më të famshme në vend.
Livia, Arditi dhe Shëndriti janë tre hyrjet më të reja, të cilët në ditët e ardhshme do të jetojnë në shpellë.
Me profesione të ndryshme ata vijnë për të trazuar ujërat dhe për të shpalosur veten. Ata gjithashtu kishin dhe ndikim në nominimin e ardhshëm.
Ardit Murataj, gazetar i cili karrierën e tij e ka nisur në Select në Top Channel.
Livia Lozi, aktore dhe Shëndrit Lumi i cili vjen nga Kosova dhe është gazetar showbizzi.
Të tre banorët e rinj zgjodhën tre nga banorët aktual të shtëpisë që i morën me vete në shpellë, të cilët janë imunë.
Livia zgjodhi Mateon, Arditi zgjodhi Selin, ndërsa Shëndriti zgjodhi Gimbon.
Pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë të nominonin dhe të nominoheshin.
Ata që shkuan në televotim nga nominimet ishin Ina, Greta, Miri, Baby G dhe Rogerti.
