KreuCelebrity

“Mirë se vjen engjëlli ynë”/ Ardian Bujupi së shpejti baba për herë të parë

“Mirë se vjen engjëlli ynë”/ Ardian Bujupi së
Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tij në Instagram, duke zbuluar se së shpejti do të bëhet baba. Artisti ka publikuar një foto ku shfaqet krah partneres së tij, Fjolla, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.

Në përshkrimin e fotos, Ardiani ka shkruar fjalë plot emocion:

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen engjëlli ynë.”

Postimi është pritur me shumë urime dhe reagime pozitive nga fansat, miqtë dhe kolegët e tij nga bota e muzikës dhe showbiz-it.

Ky është një kapitull i ri dhe shumë i rëndësishëm në jetën personale të këngëtarit, i cili prej vitesh është një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.