Ndonëse dinamikat e lojës gjatë kësaj jave u rrotulluan rreth 4 banorëve brenda shtëpisë të cilët mendonin se ishin në nominim, Mirit me Brikenën dhe Artanit me Luizin, mbrëmjen e djeshme u zbulua e verteta dhe Luizi la shtëpinë.
Në televotimin real ishin Kristi, Krusita, Juela, Brikena, Rogerti, Stenanldo, Miri dhe Gerta. Publiku e bëri zgjedhjen e tij duke larguar nga shtëpia Krusitën.
Krusita ishte banorja që u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP 5 dhe humb kështu mundësinë për të fituar Çmimin e Madh.
Ajo ishte pjesë e televotimit të vërtetë në shtëpi, në nominim që erdhi nga humbja e sfidës së “kërmijve”.
Pasi u largua, ajo u takua me të gjithë banorët, ndërsa në fund përqafoi Kristin, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie më të afërt gjatë ditëve të saj të qëndrimit në shtëpi.
