Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani futet “live” në pishinën e Big Brother
Në nisje të prime të kësaj të marte, banorët u njoftuan se mes Luizit-Artanit dhe Brikenës-Mirit, këta të fundit do të shkojnë në televotim.
Megjithatë, ky ishte një “prank” për banorët, të cilët nuk e dinë se në fakt loja e Luizit mbaron këtë të martë dhe televotimi nuk ishte i vërtetë.
Duke qenë se Artani fitoi “bastin”, ai u fut live në pishinë, ashtu sikurse e kishte premtuar.
“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon çiftet e mundshme në Big Brother: Mateo e ka mendjen te loja, Gimbo ka ndjenja, Selin përdor Mirin dhe Gimbon
Luizi, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, ka analizuar lojën e banorëve, si dhe çiftet e mundshme.
Ai ka ironizuar duke u shprehur se më shumë sheh si çift Malin dhe Stenaldon, sesa Mateon me Brikenën, apo Gimbon me Slin.
“Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: “Kush je ti, legen?”, e të tjerë. I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës. Personi i parë që mu afrua ishte Ina, iu afrova direkt Mirit: “Selin çfarë është?”, i thashë. Vajza jote, apo pëlqim? As tani nuk e di akoma çfarë e ke. Dashuri shoh mes Malit dhe Stenaldos. Shoh pëlqim vetëm nga Gimbo. Ajo që vura re është që Gimbo e ka vendosur dashurinë para lojës. Dje kuptova që Mateo e ka më primare lojën sesa Brikenën. Ia thashë dhe do t’ia them, pashë disa momente edhe veten te ai kur zhgënjehesha dhe më erdhi keq. Nuk më kërkoi ndihmë, vuri lojën para Brikenës. Gimbos ia uroj me shpirt, ishalla jeni bashkë të dy“-tha Luizi.
‘Përçarje’ mes dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua
Marrëdhënia e Selin me Gimbon duket se ka përçarë banoren me kunatën e saj në Big Brother, Gretën.
Herë pas herë, Greta ka shprehur pakënaqësinë e saj për lojën e Selin apo sjelljen e saj për Gimbon, ndërsa sot u shprehën se nuk kanë pasur komunikim mes tyre. Selin tha se Greta ka lënë “skema të shëmtuara”, ndërsa kjo e fundit tha se “mbyllet këtu e gjitha”.
Selin: Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nënqeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso.
Greta: A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.
Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?
Luizi surprizohet nga vajza e tij, aty ku tre vite më parë këndoi këngën për Kiarën
Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekrani.
Luizi, fituesi i BBVIP 2, doli nga ambientet e shtëpisë dhe pikërisht aty, ku tre vite më parë këndoi këngën e tij të famshme për Kiarën “Me Ty”, ai u surprizua nga Kiara dhe vajza e tij, Luna Mari.
Banori nuk i përmbajti lotët, teksa me një mesazh për banorët ai tha: “Ja çfarë fitova nga Big Brother. Më besoni, njerëzit jashtë duan më shumë këtë se çdo gjë tjetër. Kështu që dashuroni, dashuroni, dashuroni”.
Mateo i dedikon një poezi në italisht Brikenës, banorja e përqafon në Prime
Mateo i dedikoi një poezi në italisht Brikenës, me të dy banorët që në fund u përqafuan.
“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.
Hyrja e Luizit prish miqësinë e Rogertit dhe Artanit: Jam përballur me të tjerët për ty
Që pas hyrjes së Luizit në shtëpi dhe zgjedhjes së Artanit në “Kutinë e Pandorës”, miqësia e këtij të fundit me Rogertin është prishur.
Në Prime-n e së martës, debati mes tyre u përcoll kështu:
Rogerti: Tanit i kam hapur një derë. Kam parë një banor shumë të paqëndrueshëm. Tani ishte i pari që e dinte se ne ishim një treshe shumë e lezetshme me mua dhe Juelën. Na ka çuar Zoti aty që s’na ka zgjedhur. Unë e dua Juelën në finale dhe do më bëhej qejfi që ta ndaja çmimin me Juelën. Nëse do ishim si Miri dhe Brikena do më vinte shumë keq. Ajo nuk ndodhi, por gabimin e ka bërë. Tani kur erdhi Luizi u bë shumë agresiv. Ne nuk e dinim që Luizi ishte full-time ose jo. Sapo ndodhi tani që Luizi i thotë Tanit që s’janë më bashkë. Unë gjithmonë doja të bashkëpunoja me Tanin. Por nga paqëndrueshmëria, për mua do jetë besprerë.
Artani: Juela është shumë vajzë e mirë dhe unë atë e dua deri në fund. Ty të kam shërbyer për 5 ditë.
Rogerti: Ti mund t’ia bëje kujtdo atë dhe mua s’me prek dot në moral.
Artani: Përderisa thua që e kam zemrën e bardhë dhe e bëja për çdo njeri, për 5 ditë unë i kisha të gjithë banorët mbi shpinë për ty. Më thonin spiun.
Rogerti: Ti je SHIBU, Shërbimi Informativ i Big Brother-it.
Artani: Unë dua me Luizin të jem deri në fund. Ku e shohin banorët fluturimin tim?
Stenaldo: Një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në këtë edicion është që Artani është shkëputur nga ky njeri (Rogerti).
Mateo xheloz për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession
Gjatë ditëve, Brikena i dha një përqafim Alessios pas një rrëfimi prekës të banorit të ri.
Pjesa tjetër e shtëpisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me raportin e saj me Mateon, me Juelën që tha: “Si mund ta përqafojë Alession para Mateos”.
Në Prime, ky diskutim u përcoll kështu:
Juela: Kur unë shoh Brikenën që çohet dhe përqafon Alession, unë habitem. Si mund ta përqafojë Alession dhe jo Mateon që i ka ofruar më shumë? Mua më lind e drejta për të dyshuar.
Brikena: Alessios iu mbushën sytë me lot sepse foli për një shokun e vet që nuk jeton më. Unë personalisht u ndjeva keq, sepse edhe unë kam humbur shoqen time, shkova dhe i dhashë një përqafim. Nëse vijnë banorë të rinj, unë kam dëshirë t’u jap muhabet. Ashtu siç ka folur Mateo me vajzat e tjera. Nuk kam bërë asgjë ndryshe. Unë nuk shoh asgjë të keqe me banorët e tjerë. Jemi në një shtëpi.
Alessio: Ishte një gjë njerëzore dhe Brikena më dha një përqafim miqësor. Unë nuk e shoh për diçka më shumë. Juela mund të thotë çfarë të dojë.
Mateo: Nuk është se nuk e kam vënë re kur Brikena ka bërë bisedë me Alession. Më shumë bezdi më kanë bërë kunjat e banorëve. Për mua nuk ka hapësira për xhelozi. Sa i përket përqafimit, dikujt ia bëri shumë më të lehtë, ndërsa mua shumë të vështirë…
Brikena: Unë nuk kam pëlqim për Alession. Dua ta njoh, ta bëj mik, por nuk e shoh si person që ta mbaj afër. Ai u emocionua për diçka shumë njerëzore dhe e pashë duke derdhur lot.
Në “nominim” kokë më kokë Miri dhe Brikena zbuluan në studio të vërtetën
Një televotim i sajuar u hap mbrëmjen e djeshme mes Mirit dhe Brikenës, me njërin prej tyre që duhet të largonte shtëpinë, edhe pse çdo gjë ishte e stisur që nga Prime-i i kaluar.
Nga një rreng që Vëllai i Madh zgjodhi t’i bënte banorëve, dy të “nominuarit” ishin Brikena dhe Miri.
Të dy ata shkuan në studio ku mësuan fatin e tyre, me të dy ata që u rikthyen sërish në shtëpi.
Banorët marrin vesh të vërtetën, Luizi largohet nga shtëpia e Big Brother
Banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.
Pas kësaj, Luizi la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.
Ai gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:
“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni. E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte.
Televotimi i vërtetë, Krusita është banorja që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP
Pasi u largua, ajo u takua me të gjithë banorët, ndërsa në fund përqafoi Kristin, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie më të afërt gjatë ditëve të saj të qëndrimit në shtëpi.
Tre banorë të rinj i bashkohen Big Brotherit
Livia, Arditi dhe Shëndriti janë tre hyrjet më të reja, të cilët në ditët e ardhshme do të jetojnë në shpellë.
Me profesione të ndryshme ata vijnë për të trazuar ujërat dhe për të shpalosur veten. Ata gjithashtu kishin dhe ndikim në nominimin e ardhshëm.
Ardit Murataj, gazetar i cili karrierën e tij e ka nisur në Select në Top Channel.
Livia Lozi, aktore dhe Shëndrit Lumi i cili vjen nga Kosova dhe është gazetar showbizzi.
Të tre banorët e rinj zgjodhën tre nga banorët aktual të shtëpisë që i morën me vete në shpellë, të cilët janë imunë.
Livia zgjodhi Mateon, Arditi zgjodhi Selin, ndërsa Shëndriti zgjodhi Gimbon.
Ata që shkuan në televotim nga nominimet ishin Ina, Greta, Miri, Baby G dhe Rogerti.
View this post on Instagram
Nga Kle
