
Pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, Krusita ka ndarë për herë të parë mendimet dhe emocionet e saj për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në vend, si edhe për raportin e krijuar me Kristin.
Në një intervistë televizive, këngëtarja e përshkroi qëndrimin në reality show si një përvojë intensive dhe krejt ndryshe nga ajo që perceptohet nga jashtë. Sipas saj, hyrja në një lojë ku banorët e tjerë janë të ambientuar që prej fillimit është sfiduese dhe kërkon kohë për t’u përshtatur me dinamikat dhe situatat brenda shtëpisë.
Megjithatë, Krusita theksoi se arriti të krijojë lidhje të sinqerta dhe emocione të bukura, duke veçuar veçanërisht afrimitetin me Kristin. Ajo e cilësoi marrëdhënien e tyre si një nga aspektet më të veçanta të eksperiencës, duke lënë të hapur mundësinë që raporti të vazhdojë edhe jashtë kamerave.
“Brenda është një realitet krejt tjetër. Ishte një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar. U afeksionova me njerëzit aty dhe krijova ndjesi të forta,” u shpreh ajo.
Sa i përket Kristit, Krusita foli me vlerësim për karakterin e tij, duke e përshkruar si të zgjuar, të talentuar dhe të matur në fjalë. “Kishim një kimi shumë të bukur dhe kuptoheshim edhe pa folur. Por për sa kohë isha unë aty, ajo mbetet brenda atij konteksti. Jashtë do të flasim dhe do të shohim si do të rrjedhin gjërat,” tha ajo.
Në fund, me një notë humori, Krusita shtoi se do të dëshironte që Kristi të mos vendoste më lente të errëta, pasi sipas saj ai ka sy shumë të bukur.
