KreuCelebrity

Pas Big Brother, Seno i jep fund spekulimeve: Çfarë ndodhi me Juelën dhe bashkimin me gruan

Pas Big Brother, Seno i jep fund spekulimeve: Çfarë ndodhi me

Seno Fishta ish konkurrenti i Big Brother Vip 5 vjen në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo ku zbulon të pathënat dhe gjithçka për lojën, por dhe jetën pas Big Brother e cila tashmë është në qendër të vemendjes pas ribashkimit me ish-gruan. 
Ai ka folur edhe pëlqimin që i shfaqi Juelës në shtëpi dhe premtimin se do e priste jashtë.

Pas daljes nga Big Brother, Seno Fishta ka hapur zemrën për ndjenjat që kishte ndaj Juelës, si dhe për periudhën e shkurtër që e ndau nga gruaja e tij, Edra, para se të rikthehej pranë saj.

“Ndjenjat e mia për Juelën ishin më shumë një kompliment se sa diçka serioze,” shpjegon Seno. “Nuk ishte flirte serioze, ishte një lloj simpatie që mund të shprehja. Lidhja ime me Edrën ka kaluar në periudha të ndryshme, me largime dhe rikthime, ndaj nuk kishte asgjë që të kalonte kufijtë. Mund të lindte diçka, po thjesht nuk ndodhi.”

Ai thekson se sjellja e tij ndaj Juelës nuk ishte për të krijuar një marrëdhënie të re: “Unë i shpreh simpatinë gjithkujt. Për shembull, mund të bëj një dhuratë apo të bëj një kompliment, por nuk do të thotë se po krijoj lidhje. Gjithçka ka kohën dhe vendin e vet.”

Por çfarë ndryshoi pas rikthimit tek Edra? A ka më shumë xhelozi apo kufij të rinj në marrëdhënien e tyre?
Seno thotë: “Edra gjithmonë ka pasur kufij dhe një dozë xhelozie. Ndonjëherë këto gjëra lindin edhe debate, por kjo është pjesë e bukurisë së dashurisë. Pa xhelozi nuk ka ndjenja të forta, por gjithçka ka kufijtë e veta. Gjithçka ndryshon me kohën  Edra nuk është më ajo e njëjtë si më parë, po kjo është pjesë e rritjes dhe e marrëdhënies sonë.”

Intervista e plotë më poshtë: