KreuCelebrity

Ylli i “Dawson’s Creek”, James Van Der Beek, ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Ylli i “Dawson’s Creek”, James Van Der Beek, ndahet nga jeta
James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij titull në serialin ikonë Dawson’s Creek, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e aktorit në një deklaratë:

“James David Van Der Beek ynë i dashur u nda paqësisht këtë mëngjes. Ai përballoi ditët e fundit me guxim, besim dhe dinjitet. Ka shumë për të treguar lidhur me dëshirat e tij, dashurinë për njerëzimin dhe shenjtërinë e kohës. Ato ditë do të vijnë. Për tani kërkojmë privatësi të qetë ndërsa vajtojmë burrin, babain, djalin, vëllain dhe mikun tonë të dashur,” shkruhet në deklaratë.

Van Der Beek kishte bërë publike në vitin 2024 se po trajtohej për kancer kolorektal. Megjithatë, ai u shfaq në shtator të së njëjtit vit në një event bamirësie për ribashkimin e Dawson’s Creek në Nju Jork, ku projektohej live roli i tij nga episodi pilot, ndërsa Lin-Manuel Miranda e zëvendësoi fizikisht në skenë.

I lidhur përjetësisht me “Dawson’s Creek”

Van Der Beek do të mbahet mend kryesisht për rolin e Dawson Leery, 15-vjeçarit me ëndrrën për të qenë regjisori i ardhshëm në nivelin e Steven Spielberg, në serialin që transmetohej nga 1998 deri më 2003. Seriali i njohur ndjek jetën e një grupi shokësh të shkollës së mesme ndërsa përjetojnë dashuri, miqësi dhe sfida të ndryshme të jetës.

Seriali, me këngën ikonike të Paulë Cole “I Don’t Want to Wait”, shënoi një epokë për WB si destinacion për adoleshentët dhe bëri të famshëm Van Der Beek, Joshua Jackson, Katie Holmes dhe Michelle Williams.

Pavarësisht se më vonë Van Der Beek luftoi për t’u çliruar nga hije e rolit të tij ikonik, ai shpesh tallesh me veten përmes videove komike dhe shfaqjeve të tjera.

Karriera dhe jeta personale

Para suksesit të madh, Van Der Beek filloi aktrimin në moshën 13-vjeçare pas një lëndimi në futboll që e detyroi të qëndronte larg sportit. Ai mori pjesë në prodhime të shkollës dhe më pas u përfshi në teatro off-Broadway. Megjithëse la universitetin Drew University për të ndjekur rolin në Dawson’s Creek, ai iu rikthye në vitin 2024 për të marrë një gradë nderi për kontributin e tij.

Ai la pas bashkëshorten Kimberly dhe gjashtë fëmijët: Olivia, Joshua, Annabel, Emilia, Gwendolyn dhe Jeremiah.

Van Der Beek do të mbahet mend si një nga figurat ikonike të televizionit të fundviteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, një aktor i cili preku zemrat e miliona fansave në mbarë botën.