Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, rikthehet për fansat e saj me albumin e ri “Dirty Blonde”. Kënga e parë me të njëjtin emër është publikuar tashmë dhe është pritur menjëherë me entuziazëm, duke u bërë pjesë e platformat kryesore muzikore.
Ky është vetëm fillimi i një serie prej 13 këngësh, që do të dalin një e nga një, dhe secila do të shoqërohet me një videoklip, duke e kthyer publikimin në një eksperiencë audiovizuale të plotë për fansat.
Një moment i veçantë për publikun shqiptar vjen në sekondat e para të klipit, kur Bebe shfaqet duke dalë nga makina dhe këndon disa vargje në gjuhën shqipe:
“Çike çike, luje belin çike;
Ti je një bombë, bombë atomike”
Ky detaj në dukje i vogël, por mjaft domethënës për rrënjet e saja shqiptare u prit me entuziazëm nga fansat dhe rriti pritshmëritë për albumin e plotë, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Kënga tashmë ka arritur 1.1 milion klikime në pak se 24 orëve, duke treguar sërish se suksesi i Bebe Rexhës nuk njeh kufij.
