KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël? Detaji që ngriti dyshimet!

Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël? Detaji

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova vazhdon të prodhojë diskutime, dhe një nga emrat më të komentuar mbetet ai i Leonora Jakupi. Artistja, e cila këtë vit debutoi si opinioniste në format, është vlerësuar për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe analizat pa filtra ndaj banorëve.

Megjithatë, së fundmi vëmendja është zhvendosur nga komentet e saj në një detaj që lidhet me paraqitjen fizike. Një video që po qarkullon në rrjet nga dalja e fundit në ‘prime’ ka nxitur dyshime mes ndjekësve se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Në pamje, barku i saj duket lehtësisht i rrumbullakosur, gjë që ka shtuar spekulimet për një shtatzëni të mundshme.

Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke e kthyer menjëherë momentin në temë diskutimi. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një zhvillim në jetën personale të artistes apo thjesht për efektin e prerjes së fustanit dhe këndit të kamerës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KESHU O DAJ (@keshuodaj)

Deri në një reagim nga vetë Leonora, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve që kanë lindur nga videoja që po qarkullon online.