KreuCelebrity

Kriset raporti mes Mirit dhe Selin në BBVIP 5: “Loja nuk fitohet kështu”

Kriset raporti mes Mirit dhe Selin në BBVIP 5: “Loja nuk fitohet
Një përplasje e fortë ka trazuar marrëdhënien mes Mirit dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre i afërt po shkon drejt një ndarjeje përfundimtare.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë, Selin e akuzoi Mirin se po e trajton shkëputjen mes tyre në mënyrë të njëanshme dhe jo të denjë. Ajo theksoi se e kishte paralajmëruar më herët se do të vinte një moment kur do të distancohej prej tij, por sipas saj, mënyra se si ai e menaxhoi situatën ishte e shëmtuar.

“Kam thënë që do vijë dita që do ndahem nga Miri. Por ti po përpiqesh ta paraqesësh sikur unë ndahem kur të dua. Ndarjen e bëre në mënyrë të shëmtuar,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Selin theksoi se ruan respekt për kohën e mirë që kanë kaluar bashkë dhe se jashtë shtëpisë do të mund të ulen sërish për një kafe në Myslym Shyr. Ajo shtoi se e kupton që Miri është i përqendruar fort te loja, por sipas saj, fitorja nuk arrihet me çdo kusht.

Në deklaratën e saj, Selin nënvizoi se loja fitohet me anë njerëzore, karakter dhe personalitet, duke lënë të kuptohet se Miri është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ecur përpara në garë. Ajo e dalloi atë nga banorë të tjerë që, sipas saj, mund të përfshijnë familjen në debate, por theksoi se gjithsesi mënyra e tij nuk është e drejtë.

“Big Brother po bën ti, jo Selin. Unë po veproj sipas situatave, sipas zemrës dhe instinktit,” përfundoi ajo, duke u shprehur e hapur për të vazhduar diskutimin deri në mëngjes, nëse do të ishte e nevojshme.

Miri dhe Selin kanë qenë ndër dyshet më të afërta të këtij edicioni, por zhvillimet e fundit tregojnë se raporti i tyre po kalon një nga momentet më të vështira brenda shtëpisë.