KreuCelebrity

Jaden Smith ndërpret intervistën pas pyetjes për Kanye West

Jaden Smith ndërpret intervistën pas pyetjes për Kanye West
Një moment i papritur nga Jaden Smith ka bërë xhiron e rrjetit. Aktori dhe reperi 27-vjeçar u largua papritur nga një intervistë gjatë premierës së “Coulda Been Love 2” në Los Anxhelos, pasi u pyet për Kanye West.

Gjatë bisedës me një gazetare të Complex, Jaden u pyet për bashkëpunimin e tij me dizajnerin Steven Smith, i cili ka punuar më herët me Ye në markën Yeezy. “Shoh që po punon me Steven Smith, i cili ka dizajnuar me Ye. Çfarë po përgatisni?” ishte pyetja që shkaktoi reagimin e menjëhershëm. Në vend të një përgjigjeje, Jaden u largua nga intervista, ndërsa gazetarja komentoi: “Me sa duket nuk do ta marrim vesh kurrë.”

Largimi i tij ndezi menjëherë debat në rrjetet sociale. Disa e cilësuan si mungesë profesionalizmi, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke theksuar se eventi ishte për projektet e tij dhe jo për të komentuar figura të tjera.

Jaden, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, është gjithnjë e më i fokusuar në karrierën e tij në modë dhe muzikë. Në shtator ai u emërua drejtori i parë kreativ mashkull i Christian Louboutin, duke mbikëqyrur katër koleksione në vit – nga këpucët te aksesorët – dhe prezantoi krijimet e para gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Paris.

Ai po ashtu ka bashkëpunuar me Steven Smith për një model të ri atleteje. Dizajneri 60-vjeçar ka qenë pjesë e projekteve të Yeezy, çka e bëri lidhjen me Ye të pashmangshme në pyetjen e gazetares.

Marrëdhënia mes Jaden dhe Kanye West ka qenë e luhatshme ndër vite. Në një intervistë të vitit 2019, ai kishte deklaruar se nuk ishte më “cool” me disa emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë West, Drake dhe Donald Glover, pasi po ndërtonte identitetin e tij artistik dhe nuk ishte më “Little Homie”.

Në vitin 2022, Jaden u largua edhe nga sfilata YZY SZN 9 në Paris, pas prezantimit të bluzave me sloganin “White Lives Matter”. Në atë kohë ai reagoi publikisht duke shkruar: “Isha i detyruar të largohem” dhe “Nëse nuk e ndjej mesazhin, largohem”, duke shtuar edhe deklaratën “Black Lives Matter”.

Ndërkohë, Kanye West ka bërë më herët komente thumbuese për familjen Smith, duke përmendur prindërit e Jaden në kontekste polemike.

Arsyeja e saktë e reagimit të Jaden në premierë mbetet e paqartë, por momenti ka rikthyer vëmendjen te raporti i tij i tensionuar me reperin e “Donda”