Në spektaklin live të X Factor Kids, vëmendjen e publikut këtë herë e mori paraqitja e Oriola Marashi, e cila u shfaq në skenë me një trëndafil të kuq në dorë. Detaji romantik ngjalli menjëherë kureshtje, duke u kthyer në një mister për të gjithë të pranishmit.
E pyetur nga moderatorja se kush ia kishte dhuruar trëndafilin, Oriola zbuloi se ishte një surprizë e ëmbël nga njëra prej fëmijëve të ekipit të saj, Evelina, për të cilën shprehu shumë dashuri dhe mirënjohje.
Biseda mori një kthesë më personale kur u pyet nëse do ta festonte Shën Valentinin. Me sportivitet, Oriola u përgjigj se kjo është një festë që duhet të festohet nga të gjithë, jo vetëm si dashuri romantike, por edhe si dashuri për familjen dhe miqtë. Megjithatë, ajo theksoi se shpreson që të dashuruarit ta festojnë dashurinë çdo ditë të vitit, jo vetëm më 14 Shkurt.
Në fund, e pyetur nëse pret ndonjë surprizë me lule, modelja u shpreh qartë: nuk dëshiron lule, por vetëm dashuri.
