KreuCelebrity

Selin i kthehet ashpër Mirit: Nuk fitohet loja pa fytyrë!

Selin i kthehet ashpër Mirit: Nuk fitohet loja pa fytyrë!

Një tjetër përballje e fortë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, këtë herë mes dy banorëve që deri pak ditë më parë shiheshin si aleatë të afërt, Selin dhe Miri.

Gjatë një bisede të tensionuar, Selin e akuzoi Mirin se po e menaxhon ndarjen e tyre në mënyrë të njëanshme dhe jo të drejtë. Ajo theksoi se e kishte paralajmëruar më herët se do të vinte një moment distancimi mes tyre, por sipas saj, mënyra si po vepron Miri është e shëmtuar dhe e orkestruar për lojë.

Banorja u shpreh se, pavarësisht krisjes, ruan respekt për kohën e kaluar së bashku dhe për raportin që kanë ndërtuar, duke lënë të kuptohet se jashtë shtëpisë do të mund ta rikthejnë komunikimin normal. Megjithatë, ajo nuk i kurseu kritikat, duke thënë se ai është “i kurdisur” për lojën dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin.

Selin shtoi se fitorja nuk arrihet me strategji të ftohta, por me anë njerëzore, karakter dhe personalitet. Sipas saj, loja duhet të luhet me dinjitet dhe jo duke sakrifikuar vlerat personale.

Në fund, ajo theksoi se është e hapur për të vijuar bisedën në çdo moment, ndërsa nënvizoi se po ndjek instinktin dhe zemrën e saj brenda shtëpisë, duke e lënë të kuptohet se nuk ka një plan të parapërgatitur siç pretendon për Mirin.

Marrëdhënia mes dy banorëve, e cila deri tani është parë si një nga më të afërtat në shtëpi, duket se ka hyrë në një fazë të re, duke krijuar dinamika të reja në lojë.

 

Tags:

bbv miri selin