KreuCelebrity

Feriti i ‘Çapkëni i Pasur’ ka një dashuri të re, kush është fatlumja?

Aktorja e njohur turke Melis Sezen, e cila fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e saj në serialin I pabesë të transmetuar edhe në Shqipëri, ka ndarë së fundmi emocionet për projektin e saj më të ri televiziv.

Sezen do të jetë protagoniste në serialin “Delikanlı”, ku do të ndajë ekranin me Mert Ramazan Demir, i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Feritit” në serialin Çapkëni i Pasur.

Aktorja është shprehur tejet entuziaste për këtë bashkëpunim, duke e cilësuar projektin si një histori të fortë dhe emocionuese. Ajo ka treguar se njohja me partnerin e saj në rol ka ndodhur gjatë përgatitjeve për xhirimet dhe se energjia e tij pozitive e ka bërë procesin edhe më të këndshëm. Sipas saj, harmonia mes tyre pritet të reflektohet qartë edhe në ekran.

Melis Sezen theksoi gjithashtu se periudha e përgatitjeve ka qenë intensive, por mjaft frymëzuese. Ajo mezi pret që publiku të ndjekë rezultatin final të këtij projekti, për të cilin beson se do të sjellë emocione të forta dhe një histori që do të lërë gjurmë.