KreuCelebrity

Tronditëse! Vrau fëmijët dhe veten pasi pa videon e gruas duke e tradhëtuar

Tronditëse! Vrau fëmijët dhe veten pasi pa videon e gruas duke e

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Brazilin, ku një zyrtari i lartë  40-vjeçar vrau dy djemtë e tij të mitur dhe më pas i dha fund jetës, pasi pretendoi se kishte zbuluar pabesinë e bashkëshortes.

Ngjarja ndodhi në shtetin e Goiás, ndërsa viktimat janë dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç. Autori, i identifikuar si Thales Machado, ishte një zyrtar lokal me detyrë në bashkinë e Itumbiara.

Sipas mediave lokale, 40-vjeçari kishte dyshime prej kohësh për bashkëshorten e tij, Sara Tinoco Araujo, dhe për këtë arsye kishte punësuar një detektiv privat për ta vëzhguar. Ai dyshohet se kishte siguruar një video ku gruaja shfaqej në një restorant duke u puthur me një burrë tjetër.

Pas shikimit të videos, Machado u kthye në banesë dhe qëlloi me armë zjarri ndaj dy djemve të tij, duke u marrë jetën. Më pas, ai kreu vetëvrasje.

Disa orë para ngjarjes tragjike, 40-vjeçari kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me njërin prej djemve në krahë, të shoqëruar me mbishkrimin: “I bekuar nga Zoti që ju kam, babi ju do shumë”.

Pas ngjarjes, bashkia e Itumbiarës shpalli tre ditë zie zyrtare dhe pezulloi aktivitetet institucionale. Gjatë ceremonisë mortore, nëna e fëmijëve u largua përpara përfundimit të shërbimit, pasi u përball me reagime dhe sulme verbale nga disa të pranishëm.