
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim romantik, ku shfaqet për herë të parë krah partneres së tij.
Ai ndau një fotografi të rrallë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, duke e shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “I bekuar”. Postimi mori menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët shprehën kureshtje për jetën e tij private.
Megjithatë, Xumi ka zgjedhur të ruajë privatësinë e partneres, duke mos zbuluar identitetin e saj. Në foto, ai i ka mbuluar fytyrën me një emoji me zemra, duke e lënë gjithçka në mister dhe duke shtuar edhe më shumë interesin e ndjekësve. Në komente, shumë fansa kanë tentuar të zbulojnë detaje mbi lidhjen dhe identitetin e saj, por ish-banori ka preferuar të mos japë asnjë informacion shtesë.
Që pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria dhe projektet e tij, por gjithmonë ka treguar rezervë kur bëhet fjalë për jetën personale.
Postimi i fundit duket se konfirmon se ai po përjeton një periudhë të lumtur në jetën sentimentale.
