KreuCelebrity

Pas ndarjes me Jenner, Bad Bunny rikthehet tek ish-i në Argjentinë

Pas ndarjes me Jenner, Bad Bunny rikthehet tek ish-i në Argjentinë
Bad Bunny duket se ka rindezur romancën me ish-të dashurën e tij, Gabriela Berlingeri, pak ditë pas performancës spektakolare në Super Bowl LX.

Çifti u fotografua gjatë një darke romantike të enjten në mbrëmje në Buenos Aires, ku këngëtari ka disa koncerte të planifikuara gjatë fundjavës. Mendohet se ai ka zgjedhur ta festojë më herët Ditën e Shën Valentinit me Berlingeri.

Artisti 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, u pa duke dalë nga restoranti i veshur me hoodie blu, maskë dhe syze të errëta, i shoqëruar nga truproja, ndërsa dhjetëra fansa tentonin ta fotografonin. Berlingeri u largua në mënyrë diskrete, duke u ndihmuar nga një punonjës i restorantit, dhe priti në makinë, ndërsa fituesi i Grammy Awards përshëndeste tifozët.

Pas ndarjes me Jenner, Bad Bunny rikthehet tek ish-i në Argjentinë
Para darkës, Berlingeri ishte e pranishme edhe në stadium gjatë performancës së Super Bowl, ku Bad Bunny interpretoi hitet e tij më të njohura, përfshirë “Tití Me Preguntó”, “Yo Perreo Sola” dhe “DtMF”. Në skenë pati edhe surpriza nga Lady Gaga dhe Ricky Martin.

Bad Bunny dhe Gabriela Berlingeri kanë pasur një lidhje me ndërprerje nga viti 2017 deri në 2022. Ata bënë debutimin si çift në tapetin e kuq të Billboard Latin Music Awards në shtator 2021 dhe janë shfaqur së bashku në evente të tjera të rëndësishme, duke përfshirë Latin Grammy Awards. Berlingeri ka kontribuar edhe vokalisht në këngët e tij “El Apagón” dhe “En Casita”.

Pas ndarjes së tyre, këngëtari u përfol për një lidhje me supermodelen Kendall Jenner. Dyshja u lidh fillimisht në shkurt 2023, u ndanë në fund të atij viti, u rikthyen për pak kohë në maj 2024 dhe më pas i dhanë fund përfundimisht lidhjes.