KreuCelebrity

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5, “bileta e fatit” nuk e rikthen në shtëpi

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5, “bileta e fatit”
Baby G është banorja e radhës që la shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 këtë të shtunë, pas një televotimi përballë Mirit, Inës, Gretës dhe Rogertit.

Pas eliminimit, këngëtarja u shpreh në studio se nuk arriti ta gjente veten brenda formatit dhe se eksperienca ishte më e vështirë nga sa dukej nga jashtë.

“Për mua nuk është dukur si një rrugëtim i shkurtër. Tri javë aty brenda më janë dukur si tre muaj. Megjithatë, e kam shijuar shumë si eksperiencë,” tha ajo.

Baby G theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes banorëve nuk i janë dukur të sinqerta.

“Të them të drejtën, njerëzit aty brenda më duken shumë aktorë dhe jo të vërtetë. Nuk kam mundur të jem vetvetja siç dua unë, sepse jam shumë e drejtpërdrejtë dhe pozitive. Do të doja të shihja më shumë gjëra reale,” u shpreh ajo.

Pavarësisht pritshmërive, “bileta e fatit” nuk i dha mundësinë të rikthehej në shtëpi.

Para këtij formati, Baby G ka qenë pjesë edhe e reality show-t “Ferma VIP”, në edicionin e tij të parë.