
Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka ndarë rrallëherë detaje nga jeta e saj private, por së fundmi ka folur hapur për marrëdhënien e saj shumëvjeçare gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Artistja zbuloi për herë të parë se është në një lidhje prej 15 vitesh, të cilën e përshkroi si të qëndrueshme dhe të ndërtuar mbi mirëkuptim të ndërsjellë. Sipas saj, partneri i saj i ofron qetësi, mbështetje dhe siguri emocionale, elemente që e kanë bërë marrëdhënien të zgjasë ndër vite.
“Është një dashuri 15-vjeçare, e gjatë dhe stabile, ku gjej shumë komoditet, rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë,” u shpreh këngëtarja.
Leonora theksoi se partneri i saj preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe nuk dëshiron të jetë figurë mediatike, arsye për të cilën ajo ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien private.
Gjatë intervistës, artistja preku edhe një aspekt emocional të jetës së saj, duke treguar se mungesa e babait ka ndikuar në vendimet personale, veçanërisht në lidhje me organizimin e një dasme.
