Vesel Kurtishaj, moderatori dhe ish-fituesi i Big Brother Albania, ka zbuluar një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale pikërisht në Natën e Shën Valentinit, duke konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie. Vetëm pesë muaj pas ndarjes së shumëpërfolur nga ish-e fejuara, ai zgjodhi festën e 14 shkurtit për të treguar se nuk është më beqar, duke bërë atë që në rrjetet sociale quhet një “soft launch” i romancës.
Në profilin e tij publikoi një foto bardh e zi nga një darkë romantike, ku shihej partnerja e re, Rreze Kuçi. Postimi u shoqërua vetëm me një emoji trëndafili, çka fillimisht ngjalli kureshtje dhe hamendësime te ndjekësit.
Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, vetë Rrezeja e rishpërndau foton, duke e shoqëruar me një emoji përqafimi, duke e bërë kështu publike lidhjen dhe duke konfirmuar se ata tashmë janë çifti më i ri në showbiz.

Ky gjest tregon se Kurtishaj duket se e ka lënë pas historinë e mëparshme dhe po e jeton hapur marrëdhënien e re. Fakti që zgjodhi një datë simbolike si Dita e të Dashuruarve për ta bërë publike u pa nga fansat si një shenjë se lidhja është serioze.

