KreuCelebrity

Kida drejt martesës pas propozimit romantik, zbulohet kur pritet të mbahet dasma

Kida drejt martesës pas propozimit romantik, zbulohet kur pritet të
Këngëtarja e njohur shqiptare Kida duket se po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj personale. Marrëdhënia me partnerin e saj, Ajbi, po shkon drejt një hapi të rëndësishëm, martesës.

Romanca e çiftit u bë publike disa muaj më parë, pasi Ajbi i propozoi këngëtares gjatë festës së ditëlindjes së saj në dhjetor 2024. Momenti romantik tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Sipas burimeve për “Prive”, dyshja kanë vendosur ta çojnë lidhjen në një tjetër nivel dhe kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e dasmës.

Mësohet se dasma pritet të organizohet në shtator të vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, periudhë gjatë së cilës Kida është zakonisht e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore.

Ndërkohë, artistja po shijon një periudhë shumë të suksesshme edhe në karrierë, duke mbetur një nga emrat më të spikatur të skenës muzikore shqiptare, me projekte dhe performanca të shumta brenda dhe jashtë vendit.