KreuCelebrity

BBVK4: Kush do të jetë finalisti i dytë sonte?

BBVK4: Kush do të jetë finalisti i dytë sonte?
Sonte pritet të zbulohet finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Gjatë spektaklit Prime, “Vëllai i Madh” do të shpallë drejtpërdrejt nga studio emrin e banorit që do t’i bashkohet finales, ashtu siç u zbulua edhe finalisti i parë.

Kujtojmë se Ludo Lee është tashmë finalisti i parë i BBVK4, ndërsa gara po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe kurioziteti i publikut po rritet për finalistët e tjerë.

Në studion e emisionit “Big Talk” është diskutuar se finalisti i radhës mund të jetë një nga dy banorët: Londrimi ose Elijona, të cilët konsiderohen ndër më të fortët në garë.

Mbetet për t’u parë sonte në Prime se kush do të sigurojë biletën drejt finales.