KreuCelebrity

Ekskluzive për Bordo, aktori i njohur i Portokallisë pjesë e Ferma Vip!

Sezoni i tretë i Ferma VIP po pritet me shumë kureshtje dhe padurim nga publiku, duke qenë se dy edicionet e para arritën të tërhiqnin një audiencë të gjerë dhe të krijonin momente mjaft të komentuara në rrjetet sociale. Ndërsa dita-ditës zbulohen detaje të reja rreth reality show-t që pritet të nisë në muajin mars, vëmendja më e madhe mbetet tek emrat e personazheve publikë që do të bëhen pjesë e kësaj aventure sfiduese në fermë.

Pas konfirmimit se moderimin këtë vit do ta marrë përsipër Arbana Osmani një prej figurave më të dashura dhe me përvojë në drejtimin e formateve të mëdha televizive pritshmëritë janë rritur edhe më shumë.

Së fundmi, Revista Bordo ka zbuluar një tjetër informacion ekskluziv, mbi banorin e parë të konfirmuar. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Romir Zalla, i cili është bërë i dashur për publikun falë roleve të tij në spektaklin e humorit Portokalli, si edhe angazhimeve në teatër dhe film.

Për publikun, do të jetë interesante të shohë një anë krejt tjetër të aktorit larg skenës dhe dritave të studios teksa përballet me sfidat e jetës në natyrë, punët fizike, bashkëjetesën me personazhe të tjerë të njohur dhe situatat e papritura që ky format prodhon vazhdimisht.