KreuCelebrity

"Kisha vetëm 200 lekë në xhep" Selin bën rrëfimin prekës: I thashë babit kthehu!

"Kisha vetëm 200 lekë në xhep" Selin bën

Një rrëfim tjetër i fortë vjen nga Selin banorja e BBV, ku mesa duket sipas asaj që ajo tregoi jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Balerinja ka përjetuar mungesën e babait dhe vështirësi financiare, madje edhe në momente kyçe të karrierës së saj.

Gjatë një bisede me Kristin, Selin rrëfeu se babai i saj nuk ka qenë kurrë prezent dhe se kjo mungesë ka lënë gjurmë të thella.

“Më mungon figura e tij. Nuk jam ndjerë kurrë viktimë e situatave që kanë ndodhur. I kam thënë babait: kthehu, më mungon. Dëshiroj që një ditë të kemi mundësinë të jemi bashkë,” tha ajo, duke treguar se gjithmonë ka mbajtur zemrën e hapur për pajtim.

Por sfidat e saj nuk përfunduan këtu. Vetëm katër ditë para një festivali shumë të rëndësishëm, familja e Selin përjetoi një humbje të madhe, që e detyroi të merrte vendime të vështira.

“Katër ditë para festivalit ndodhi një humbje e madhe. U desh të shisja makinën time. Ditën e festivalit kisha vetëm 200 lekë në xhep,” rrëfeu ajo.

Rrëfimi i Selin tregon forcën e saj për të përballuar sfidat, duke mos u dorëzuar përballë mungesave dhe vështirësive që jeta i solli.

Tags:

selin bbva