KreuCelebrity

Më në fund! Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin “bekim” dashurisë së tyre me këtë veprim

Historia e dashurisë mes Mateos dhe Brikenës duket se tërheq vemendjen e fansave me ndodhitë jo vetëm brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj. Së fundmi një veprim i familjarëve të tyre duket se ka gëzuar të gjithë përkrahësit e çiftit.

Dy banorët, të cilët kanë shfaqur një afrimitet të dukshëm kohëve të fundit brenda shtëpisë, tashmë janë “ndjekur” në Instagram, një veprim që vjen nga familjarët që menaxhojnë llogaritë e tyre dhe po interpretohet si një shenjë mbështetjeje për lidhjen e re mes tyre.

Më në fund! Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin

Më në fund! Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin

Që nga fillimi i spektaklit, Mateo nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për Brikenën, duke kërkuar vazhdimisht një mundësi për të qenë pranë saj. Ndërkohë, Brikena, e cila kishte treguar më parë rezistencë për shkak të eksperiencave të kaluara, duket se ka vendosur t’i japë një shans Mateos, duke i dhënë shpresë fansave që e duan këtë dyshe.

Veprimi i fundit i familjeve, duke i bërë “Follow” njëri-tjetrit, konsiderohet si një bekim në distancë për afrimin e tyre. Ky lajm ka surprizuar publikun, duke rikujtuar se historia e tyre filloi jashtë shtëpisë së famshme, rreth katër vite më parë, por u ndërpre atëherë për shkak të ndërhyrjes së familjes së Brikenës. Tani duket se koha ka ndryshuar dhe të dy po ecin përpara me marrëdhënien e tyre.