Pak ditë më parë, këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori i humorit Julian Deda ishin të ftuar në emisionin “Breaking”, ku shkëmbyen disa batuta me njëri-tjetrin. Gjatë prezantimit, Luiz me shaka i kujtoi Julit se duhet t’i vinte turp që Egla e ka mundur në “Big Brother”, ndërsa Julian iu përgjigj se është më mirë të të mundë Egla sesa të fitosh me Kristin.
Sot, fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Ceno, ka reaguar në rrjetet sociale për këtë situatë. Në një postim në Instastory, ajo u shpreh se nuk do merrej me dy burra që fërkojnë njëri-tjetrin me batuta duke ulur figurën e një gruaje, madje edhe sikur të ishin 200 të tillë.
Egla shtoi se aktualisht është e angazhuar me detyra të përditshme dhe profesionale si hekurosja, teatrore, filmi dhe kujdesi për familjen, duke iu referuar këtyre si “gjëra prej njerëzish të zakonshëm”. Ajo nënvizoi se problemi nuk është fitorja e saj, por mënyra se si disa njerëz interpretojnë suksesin e të tjerëve, duke predikuar përulësi që nuk e kanë.
“Yshni tutje, jeni më të frikshëm se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve”, përfundoi Egla në postimin e saj.
Reagimi i plotë i Egla Cenos:
“Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, sidomos me dy burra që ‘fërkojnë’ njëri-tjetrin me batuta duke minimizuar një grua. Do merresha, por jam duke hekurosur, duke bërë teatër, film, duke blerë pelena për mamin e gjëra të tilla prej njerëzish të zakonshëm.
Problemi nuk është te fitorja ime, problemi është te mënyra si e shohin suksesin e të tjerëve duke predikuar për veten përulësi që nuk e kanë. Nëse nuk ju del akrepi nga stomaku mund t’ju këshilloj metodën revolucionare të quajtur: pranimi i realitetit.
Yshni tutje, jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve”.
