KreuCelebrity

Këngëtarja e famshme i shpreh publikisht ndjenjat për aktorin turk: Është i bukur si...

Këngëtarja e famshme i shpreh publikisht ndjenjat për aktorin

Këngëtarja e njohur turke, Nükhet Duru, ka tërhequr vëmendjen e fansave me një deklaratë të veçantë gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin e Hakan Gence. Ajo u shpreh se aktori Kıvanç Tatlıtuğ është “si pamja e Bosforit”, duke e krahasuar hijeshinë dhe karizmën e tij me një nga simbolet më të bukura të Stambollit.

Duru shtoi gjithashtu: “Unë e pëlqej shumë Kıvançin”, një deklaratë që menjëherë u bë virale në rrjetet sociale dhe riktheu vëmendjen ndaj aktorit.

Kıvanç Tatlıtuğ është bërë i njohur edhe për publikun shqiptar përmes serialeve të njohura si “Dashuri e ndaluar”, “Kuzey Güney”, “Menekshe dhe Halili”, dhe së fundmi “Familja”, si dhe shumë prodhime të tjera të suksesshme të transmetuara në Tv Klan.

Emri i tij vazhdon të mbetet ndër më të komentuarit dhe të admiruarit në ekran, duke treguar një herë pas here influencën e tij të fortë në publik.