E ftuar në emisionin Shqipëria Live, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, foli për periudhën pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në vend.
"Me Rozanën jam takuar për herë të fundit natën e finales dhe kemi pasur edhe një lidhje telefonike në “Goca dhe Gra”, ku i përshëndeta bashkë me moderatoret në studio. Edhe me Gertën kam folur kur kemi qenë në të njëjtin emision; atje kemi komunikuar. Nuk kam marrëdhënie të ngushta me to, por marrëdhënie të këqija nuk kam me askënd. Me Jozin nuk kam asnjë marrëdhënie; nuk kam komunikuar kurrë me të. Me Nonën jemi takuar dikur, thjesht jemi përqafuar, marrëdhënie normale njerëzore dhe kam respekt për të. Me Laertin jam takuar gjatë xhirimeve të këngës së Fundvitit në Top Channel; është njeri i ditur, ndonjëherë nxiton në disa momente, por ka shumë informacion. Edhe me Loredanën jam takuar atë ditë kur takova edhe Valbonën; nuk kam ndonjë kontakt tjetër me të. Jam edhe pak e zënë, në fakt; atë pak kohë që më mbetet e kaloj me familjen. Danjën e kam shumë xhan; është e vetmja me të cilën kam një lidhje që nuk e shpjegoj dot me fjalë, e ndjejmë njëra-tjetrën në distancë. Xhibani është një njeri me zemër të mirë."
Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për një moment që bëri shumë bujë në rrjetet sociale praninë e saj në ceremoninë mortore të vëllait të reperit Gjesti, i cili humbi jetën në shtator si pasojë e një aksidenti me motor.
Megjithatë, këngëtarja refuzoi të japë detaje apo komente, duke theksuar se dëshiron të respektojë plotësisht dhimbjen e familjes.
“Nuk dua ta komentoj fare këtë temë. E respektoj dhimbjen e tyre dhe nuk dua të flas më gjatë për këtë,” u shpreh ajo.
Egli shtoi se ajo ditë ishte e rëndë jo vetëm për familjarët, por edhe për mënyrën se si situata u trajtua nga të pranishmit dhe publiku.
“Di vetëm të them që atë ditë vdiq edhe njerëzimi,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se prania e kamerave dhe fotografive në një moment kaq të ndjeshëm ishte e papërshtatshme.
Deklarata e saj lidhet me faktin se gjatë ceremonisë mortore, vëmendja e madhe mediatike dhe fotografimi i vazhdueshëm u kthyen në një debat të gjerë në rrjetet sociale.

