Aktorët legjendarë Al Pacino dhe Robert De Niro kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e kolegut dhe mikut të tyre, Robert Duvall, i njohur për rolin e Tom Hagen në filmin klasik The Godfather.
Duvall u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Virxhinia, duke lënë pas një karrierë mbi gjashtë dekada në kinema dhe televizion.
Pacino, i cili luajti Michael Corleone në sagën e famshme, tha se ishte një nder të punonte me të. Ai e cilësoi Duvallin si “aktor të lindur”, duke theksuar talentin dhe kuptimin e tij të jashtëzakonshëm për artin e aktrimit, dhe shtoi se do t’i mungojë shumë.
Ndërkohë, De Niro që interpretoi Vito Corleone të ri në The Godfather Part II reagoi me një mesazh të shkurtër, duke thënë: “Zoti e bekoftë Bobby. Shpresoj të jetoj deri në 95 vjeç. U prehtë në paqe.”
Vdekja e Duvallit ka sjellë reagime dhe homazhe të shumta nga figura të njohura të Hollivudit, të cilët e kujtojnë si një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij.
