robert duvall

Al Pacino dhe De Niro bëjnë homazhe për ikonën Robert Duvall pas ndarjes nga jeta! - Celebrity
KreuCelebrity

Al Pacino dhe De Niro bëjnë homazhe për ikonën Robert Duvall pas ndarjes nga jeta!

Al Pacino dhe De Niro bëjnë homazhe për ikonën Robert Duvall

Aktorët legjendarë Al Pacino dhe Robert De Niro kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e kolegut dhe mikut të tyre, Robert Duvall, i njohur për rolin e Tom Hagen në filmin klasik The Godfather.

Duvall u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Virxhinia, duke lënë pas një karrierë mbi gjashtë dekada në kinema dhe televizion.

Pacino, i cili luajti Michael Corleone në sagën e famshme, tha se ishte një nder të punonte me të. Ai e cilësoi Duvallin si “aktor të lindur”, duke theksuar talentin dhe kuptimin e tij të jashtëzakonshëm për artin e aktrimit, dhe shtoi se do t’i mungojë shumë.

Ndërkohë, De Niro që interpretoi Vito Corleone të ri në The Godfather Part II  reagoi me një mesazh të shkurtër, duke thënë: “Zoti e bekoftë Bobby. Shpresoj të jetoj deri në 95 vjeç. U prehtë në paqe.”

Vdekja e Duvallit ka sjellë reagime dhe homazhe të shumta nga figura të njohura të Hollivudit, të cilët e kujtojnë si një nga aktorët më të mëdhenj të brezit të tij.