KreuCelebrity

Dajana Kalo rikthehet në Instagram tregon gjendjen pas hemorragjisë cerebrale, ja mesazhi i saj!

Dajana Kalo rikthehet në Instagram tregon gjendjen pas hemorragjisë

Në një luftë të papërshkrueshme për jetën, influencuesja dhe modelja shqiptare Dajana Kalo ka dhënë sinjalet e para se po rikthehet. 25-vjeçarja, e cila pësoi një hemorragji cerebrale të shkaktuar nga një Malformacion Arteriovenoz u përballë me një periudhë delikate për jetën.

Fillimisht, situata e saj ishte dramatike. Dajana humbi aftësinë për të lëvizur dorën dhe këmbën e djathtë dhe u la në kujdes intensiv, teksa familjarët luftonin jo vetëm për shëndetin e saj, por edhe për të siguruar kujdesin më të mirë mjekësor që mund të paguhej. Për javë me radhë, ndërhyrja e nevojshme kirurgjikale dhe procedurat e specializuara ishin të pamundura në spitalin ku ishte shtruar duke lënë familjen të frustruar dhe qytetarët në ankth.

Në një kohë rekord, mijëra shqiptarë nga vendi dhe jashtë u bashkuan duke mbështetur fushatën “GoFundMe” të hapur nga motra e saj, Bora Kalo, duke arritur të mblidhen rreth 200 000 euro për trajtimin, operacionin dhe fazën e gjatë të rehabilitimit që e pret Dajanën.

Në një mesazh publik të ndarë së fundmi, Dajana shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj mbështetësve:

“Po përpiqem të rikthehem sërish… Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha… Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë vetëm me pozitivitet…”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dajana Kalo (@dajanaakalo)



Në mesazhin e saj ajo thekson se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tani nisi faza vendimtare e rikuperimit, duke treguar optimizëm për përmirësimin e shëndetit të saj. Ajo falënderon jo vetëm për ndihmën financiare, por edhe për lutjet dhe mesazhet mbështetëse, të cilat, sipas saj, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në moralin dhe forcën e saj.