KreuCelebrity

Paris Hilton dhe Carter Reum i thonë sërish “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni romantike

Paris Hilton dhe Carter Reum i thonë sërish “Po”
Pesë vite pas martesës së tyre, Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum kanë rinovuar betimet martesore në një ceremoni intime dhe romantike në Turks & Caicos. Ngjarja u mbajt në Ditën e Shën Valentinit, vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së yllit amerikan.

Ceremonia u zhvillua në një ambient përrallor pranë ujërave turkeze, ku çifti festoi dashurinë e tyre të rrethuar nga familjarët dhe fëmijët.

Paris Hilton dhe Carter Reum i thonë sërish “Po”
“Këtë herë nuk ishim vetëm burrë e grua. Ishim mami dhe babi. Phoenix dhe London duke parë dashurinë që i krijoi,” shkroi Paris Hilton krahas imazheve të publikuara nga momenti special.

Çifti, që festoi pesë vite martesë, rikofirmoi angazhimin e tyre në një skenar ëndërrash, duke e bërë këtë përvjetor edhe më domethënës.