
Blogerja e njohur shqiptare, Françeska Murati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ku ndau për herë të parë detaje mbi përkushtimin e saj fetar.
E pyetur se çfarë mendimi ka për vajzat që mbajnë mbulesë, ajo u shpreh se i respekton dhe i mbështet plotësisht zgjedhjet e tyre.
Murati theksoi se, edhe pse praktikon fenë islame dhe fal pesë vaktet e namazit, nuk do të zgjidhte të mbulohej vetë.
“Çdo femër është e lirë të bëjë çfarë t’i dojë zemra. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta. Unë, për shembull, falem 5 vakte dhe, edhe pse nuk do ta zgjidhja për veten time, mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj,” shkroi ajo.
Deklarata e saj u prit me shumë reagime në rrjet, ku ndjekësit vlerësuan sinqeritetin dhe mesazhin e tolerancës e respektit ndaj zgjedhjeve personale.
