
Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola, ka folur për herë të parë për raportin e saj me të shoqin pas surprizës që i bëri atij në “Big Brother VIP Albania” në Ditën e të Dashuruarve.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ndau detaje nga marrëdhënia e tyre, duke theksuar gjestin e veçantë që Tani bën vazhdimisht për të, duke i dhuruar lule kudo që ndodhen.
Megjithatë, Lirije u shpreh e prekur nga komentet dhe spekulimet në rrjetet sociale lidhur me punëdhënësin e saj, të cilin e përshëndeti gjatë paraqitjes në BBVA. Ajo sqaroi se marrëdhënia me të nuk është vetëm profesionale, por edhe familjare.
“Jam mërzitur shumë sepse në rrjetet sociale kanë dalë lajme se kush është punëdhënësi dhe pse i rri afër gruas së Tanit. Punëdhënësi im është djali i dajës së Tanit. Jam ndjerë keq. Unë e kam si vëlla Nikolinin,” u shpreh ajo.
Me këtë reagim, bashkëshortja e artistit synon të sqarojë situatën dhe të ndalë keqkuptimet që kanë qarkulluar në rrjet.
