KreuCelebrity

Video, momenti kur Selin godet Rogertin, banori bërtet nga dhimbjet!

Video, momenti kur Selin godet Rogertin, banori bërtet nga dhimbjet!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtëpinë gjatë orëve të vona të natës pas spektaklit të djeshëm, kur konflikti i vazhdueshëm mes Selinës dhe Rogertit mori një kthesë të papritur dhe kaloi në dhunë fizike. Pas debateve të forta që kishin shoqëruar gjithë ditës dhe akuzave mes tyre, duket se tensioni nuk u shua, por u përshkallëzua në heshtje.

Në momentin kur të gjithë po bëheshin gati për të fjetur dhe Rogerti ishte shtritë por po diskutonte me banorët, Selin iu afrua në nerva e sipër krevatit të tij dhe e goditi me forcë me një send të paidentifikua i cili nuk dallohet qartë në errësirë. Ulërima e tij nga dhimbja zgjoi menjëherë banorët e tjerë, të cilët u ngritën të shqetësuar për të kuptuar çfarë kishte ndodhur.

Pamjet e këtij momenti janë përhapur shpejt në rrjet, pritet në ditët në vijim nëse do të ketë ndonjë masë ndëshkuese për banoren.

Momenti i goditjes: