KreuCelebrity

"Putha një vajzë" nata e çmendur e Bebe Rexhës që inspiroi këngën më të fundit!

"Putha një vajzë" nata e çmendur e Bebe Rexhës

Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare e nominuar për Grammy, ka zbuluar se kënga e saj e re “Tokyo” u frymëzua nga një natë e çmendur në klubet e Japonisë.

Në një intervistë për Page Six Radio, Bebe tregoi se ndodhej në Tokio pas Halloween-it dhe vendosi të dilte në një nightclub. “Ishte një ditë pas Halloween-it, dhe thashë, ‘dua të dal,’ sepse e dua Halloween-in,” tha ajo.

Gjatë mbrëmjes, Rexha u gjend pranë kabinës së DJ-së dhe përshkroi një situatë ku po vallëzonte dhe grindonte me një vajzë japoneze, e cila pastaj nisi të puthte këngëtaren. “Ishte nata më e mirë ndonjëherë,” shtoi Bebe, duke treguar se kjo eksperiencë e inspiroi të shkruante këngën që përfshin vargun: “Putha një vajzë në Tokio” Kënga do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, Dirty Blonde.

Bebe shtoi se vajza ishte një fans dhe pyeti me një nuancë të qeshur: “A është kjo e çuditshme?” Kur u pyet nëse do të dilte ndonjëherë me një fans, këngëtarja u përgjigj: “Nuk dua të them kurrë ‘jo,’ sepse nuk e di kurrë.”

Përsa i përket jetës së saj romantike, Bebe Rexha tregoi se ka “tre” në listën e saj aktuale të dashurisë.

Tags:

bebe rexha