KreuCelebrity

Pse mungoi këtë vit një urim nga Dua për Pavarësinë e Kosovës?

Pse mungoi këtë vit një urim nga Dua për

Çdo vit më 17 shkurt, Dua Lipa gjithmonë ka ndarë me mbarë botën një postim patrotik me rastin e Pavarësisë së Kosovës, duke na bërë krenar dhe duke i bërë jehonë origjinës së saj, Kosovës. Artistja me origjinë shqiptare ka qenë tradicionalisht shumë aktive në këtë datë, duke ndarë mesazhe krenarie për vendin e prindërve të saj.

Por ajo që vume re është se këtë vit kjo rikujtesë në dukje simbolike, por për statusin dhe peshën që ajo ka si artistike botërore ka munguar.

Mungesa e reagimit këtë vit u vu re menjëherë nga ndjekësit, të cilët mbushën rrjetet sociale me pyetje dhe komente. Në postimet e saj më të fundit në Instagram dhe platforma të tjera, shumë fansa e uruan vetë për pavarësinë e vendit të origjinës, ndërsa të tjerë kërkuan shpjegime pse ajo nuk e përmendi festën.

“Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, jemi krenarë për ty,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër pyet: “Pse nuk urove këtë vit, si çdo herë?”

Deri më tani, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me mungesën e urimit. Megjithatë, në rrjet po qarkullojnë disa arsye të mundshme. Disa spekulojnë se angazhimet e shumta profesionale dhe projektet ndërkombëtare mund ta kenë mbajtur të zënë, ndërsa të tjerë mendojnë se postimet e saj menaxhohen nga ekipi dhe mund të ketë ndodhur një neglizhencë. Ka edhe zëra që sugjerojnë se artistja mund të ketë zgjedhur ta festojë këtë datë në mënyrë private.

Pavarësisht debatit, një pjesë e madhe e fansave vazhdojnë ta mbrojnë artisten, duke theksuar se ajo nuk ka detyrim të publikojë çdo vit dhe se kontributi i saj për promovimin e Kosovës në botë mbetet i padiskutueshëm.

Heshtja e këtij viti ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, por mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një zgjedhje të qëllimshme apo thjesht për një rastësi. Ndërkohë, Dua Lipa vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura ndërkombëtare me origjinë shqiptare.