KreuCelebrity

Harku i të Dashuruarve” shembet: Salento humb simbolin e dashurisë

Harku i të Dashuruarve” shembet: Salento humb simbolin e

Në Ditën e Shën Valentinit, kur dashuria festohet në mbarë botën, natyra tregoi forcën e saj: Harku i të Dashuruarve në Sant’Andrea di Melendugno, një nga vendet më romantike dhe ikonike të Salentos në Itali, u shemb nga stuhitë dhe deti i trazuar.

Ai, që për dekada shërbente si sfond për propozime martese, selfie dhe kujtime të paharrueshme, tani është vetëm një grumbull shkëmbinjsh të ekspozuar.

 “Një nga vendet më të dashura dhe më të njohura në bregdetin tonë dhe në të gjithë Italinë ka zhdukur. Ajo që ekzistonte për 30 vjet nuk është më. Natyra është përmbysur, dhe ne duhet të gjejmë mënyra për ta ruajtur bukurinë tonë të humbur.” tha kryebashkiaku i Melendugno-s,

Erozioni dhe stuhitë e fundit e dobësuan gradualisht strukturën e harkut, duke e shndërruar atë nga një simbol dashurie në një kujtim të trishtë për çiftet dhe vizitorët. Për shumë njerëz, Harku i të Dashuruarve nuk ishte thjesht një shkëmb, por një pjesë e kujtimeve dhe historive të tyre më të bukura.

Salento humbi një thesar natyror, por kujtimet dhe dashuria që ai ka simbolizuar do të mbeten të pavdekshme.

Tags:

itali