KreuCelebrity

Xhesika Ndoja përballet me probleme shëndetësore, familjarët japin njoftimin prekës

Xhesika Ndoja përballet me probleme shëndetësore, familjarët
Këngëtarja Xhesika Ndoja po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore, siç kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas tyre, artistja ndodhet aktualisht e shtruar në një spital jashtë vendit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të kësaj situate, është vendosur që ajo të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti publik dhe nga rrjetet sociale.

Familjarët sqarojnë se llogaritë e saj nuk do të jenë aktive gjatë kësaj periudhe, duke përjashtuar çdo angazhim profesional apo komunikim me ndjekësit.

Xhesika Ndoja përballet me probleme shëndetësore, familjarët
Në mesazhin e tyre, ata kanë kërkuar mirëkuptimin e publikut dhe respektimin e privatësisë së artistes në këtë moment delikat, ndërsa u kanë bërë thirrje të gjithëve që ta mbështesin me mendime pozitive dhe lutje për rikuperimin e saj sa më të shpejtë.