KreuCelebrity

Kush janë 19 fermerët që hynë mbrëmjen e djeshme në Ferma Vip

Kush janë 19 fermerët që hynë mbrëmjen e djeshme

Mbrëmjen e djeshme startoi spektakli Ferma VIP 3 nën moderimin e Arbana Osmani dhe me 3 opinionistët Armina Mevlani, Ermal Mamqi dhe Einxhel Shkira, duke nisur kështu një sezon plot surpriza dhe emocione.

Fermerja e parë që hyri në fermë ishte këngëtarja Soni Malaj. Pas saj, në garë u bashkuan personazhet publike si Blerina Bajko dhe Teni Vlaçaj, ndërsa menjëherë atmosferën e gjallëroi aktori i komedisë Akil Varfi.

Më pas, pjesë e garës  u bë edhe poetja dhe shkrimtarja e mirënjohur Mimoza Ahmeti, e ndjekur nga aktori Indri Shiroka. Aventurës iu bashkuan gjithashtu modelet Dona Sina dhe Fabjola Elezaj si dhe këngëtari nga Kosova, Adion Pula.

Hyrjet vijuan me sipërmarrësen Sara Karaj dhe këngëtaren Vanesa Sono. Në fermë u futën edhe bodybuilderi dhe financieri Xhesi Loci, aktori Romir Zalla dhe moderatorja Malbora Gurra.

Pjesë e kastit u bënë gjithashtu këngëtarja Gresa Sekiraqa, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, këngëtari Khuba dhe këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Jonida Maliqi. Në fund, fermës iu bashkua edhe një DJ, ajo ishte Rafaela (FAIRFAX WAV).

Kështu u kompletua lista e fermerëve të këtij edicioni, që pritet të sjellë shumë dinamika dhe momente interesante në vazhdim.