KreuCelebrity

Edhe Bebe Rexha shikon Big Brother, shpërndan videon e Brikenës dhe Mateos!

Edhe Bebe Rexha shikon Big Brother, shpërndan videon e Brikenës dhe

Duket se jehona e Big Brother ka prekur jo vetëm vendin tonë, por ka shkuar dhe jashtë kufijve, duke tërhequr vëmendjen edhe të emrave të njohur ndërkombëtarë.

Një moment spontan nga Prime-i i së martës është kthyer në fenomen viral në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për reagimin e Brikenës, e cila sapo mësoi se Mateo kishte shpëtuar nga eliminimi, vrapoi me emocion drejt tij një skenë që u komentua gjerësisht nga publiku.

Por ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte fakti se videoja nuk mbeti vetëm brenda audiencës shqiptare. Ajo u shndërrua në një meme kreative nga fansat e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në platformën “X”.

Në postimin viral, fansat përdorën pamjet e Brikenës duke vrapuar dhe i shoqëruan me mbishkrimin humoristik:
“Kopertina e albumit ‘Dirty Blonde’ është në dhomën tjetër. Unë:”, duke e krahasuar nxitimin e saj me padurimin e tyre për të parë detaje nga projekti i ri muzikor i artistes.

Meme-ja rezultoi aq e suksesshme, saqë tërhoqi vëmendjen e vetë Bebe Rexhës. Këngëtarja e njohur e shpërndau videon në profilin e saj zyrtar, duke reaguar thjesht me një “lol”, gjë që e shtoi edhe më shumë popullaritetin e momentit.

Ky reagim lidhet edhe me pritshmëritë e mëdha për albumin e saj të katërt, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor 2026. Projekti është paralajmëruar si një album vizual dhe shumë personal, ku artistja synon të vijë më e lirë dhe autentike se kurrë më parë.

Ndërkohë, një nga arsyet kryesore të këtij entuziazmi është fakti që kopertina zyrtare e albumit ende nuk është zbuluar. Fansat mezi presin ta shohin, dhe siç duket, vrapi plot emocion i Brikenës është bërë simbol perfekt i këtij padurimi.