
Genardi dhe Sonida Hajdini janë shtruar sërish në Spitalin e Psikiatrisë, duke rikthyer vëmendjen e publikut ndaj situatës së tyre. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Genardi, i cili ka publikuar një video nga ambientet e spitalit në rrjetet sociale.
Në videon e shpërndarë, ai shfaqet duke folur me familjarët, ndërsa tregon se këtë herë ndodhet i shtruar bashkë me motrën e tij. Me një mënyrë komunikimi që luhatet mes humorit dhe seriozitetit, Genardi dëgjohet të thotë: “Na futën prapë në psikiatri… edhe mua edhe Sonidën.”
Kjo nuk është hera e parë që dyshja përballet me situata të tilla, pasi ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për sjelljen e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, një tjetër episod ka shkaktuar reagime të forta, pasi Genardi publikoi materiale intime që përfshinin motrën e tij, duke nxitur kritika dhe shqetësim të madh në publik.
Ngjarja ka rikthyer diskutimet mbi mënyrën se si përdoren rrjetet sociale, respektimin e privatësisë dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, sidomos për persona që janë vazhdimisht në syrin e publikut.
