KreuCelebrity

"Ishte një gabim i madh" Kamela Islamaj tregon çfarë e largoi nga muzika 10 vite

"Ishte një gabim i madh" Kamela Islamaj tregon çfarë

Kamela Islamaj këngëtarja e njohur shqiptare ka rrëfyer në emisionin A Show me Adi Krasta një pjesë të panjohur të jetës dhe karrierës së saj artistike, duke folur për një periudhë të vështirë që e largoi nga muzika për dhjetë vite.

Islamaj tregoi se lidhja e saj me muzikën filloi që në fëmijëri, kur pianoja u bë pjesë e përditshmërisë së saj. Ajo studoi për më shumë se një dekadë, nga mosha 6 deri në 18 vjeç, duke ndërtuar një raport të fortë emocional me instrumentin. Por ëndrra për të vijuar studimet në Akademia e Arteve u ndërpre pas një konkursi ku nuk arriti të fitonte.

Ky moment e preku thellë dhe e shtyu të merrte një vendim drastik. “U mërzita aq shumë sa shita pianon dhe nuk e preka për 10 vite. Ishte një gabim shumë i madh,” rrëfeu ajo, duke shpjeguar se rikthimi i fundit tek pianoja nuk është për karrierë profesionale, por për kënaqësi personale dhe qetësi emocionale. “Jam rikthyer për të kënaqur veten dhe për të mos u ndjerë vetëm,” tha këngëtarja.

Gjatë intervistës, Kamela ndau edhe detaje për personalitetin e saj, duke u përshkruar si “ende djali i munguar i prindërve” dhe me një natyrë të moskokçarëse. Ajo foli gjithashtu për vendlindjen e saj, Korça, të cilin e konsideron burim frymëzimi dhe ndikimi artistik.