Prej kohësh tashmë bota e artit dhe medias vijon të jetë nën lupën e investigimeve dhe hetimeve për drogë. Pas aktorit Can Yaman dhe bujës që shoqërimi i tij në polici për një sasi drogë shkaktoi online, duket se rradha është e aktores turke.
Një zhvillim i ri lidhur me këtë hetim ka ndodhur së fundimi në të cilin ky hetim i detajuar janë vënë në shënjestër 16 personalitete të reja mes tyre janë emra si ish presidenti i klubit të sportit Galatasaray, Burak Elmas, modelja Didem Soydan dhe së fundmi aktorja e mirënjohur Hande Erçel.
Nga ky hetim 14 persona nga lista janë marrë në pyetje, duke vijuar më pas me urdhër arrestet, ku një i tillë thuhet se është kërkuar dhe për 32-vjeçaren turke. Por pas gjithë kësaj drame, Hande ka zgjedhur të reagojë për herë të parë duke treguar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen.
"Për shkak të shkollimit tim, ndodhem jashtë shtetit prej rreth një muaji. Mbrëmë, ashtu si ju, edhe unë u vura në dijeni për lajmin e publikuar në media. Do të kthehem në vendin tim për të zbardhur këtë çështje, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time. Jam një person që e do vendin e tij dhe që ka besim te shteti dhe drejtësia turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur."
Pritet të shohim se çdo të ndodhë në vijim mes aktores së njohur dhe drejtësisë turke.
