KreuCelebrity

Orlando Bloom nis një kapitull të ri dashurie me modelen Luisa Laemmel

Orlando Bloom nis një kapitull të ri dashurie me modelen Luisa Laemmel
Orlando Bloom duket se ka gjetur sërish dashurinë, kësaj here në krahët e modeles zvicerane Luisa Laemmel. Sipas mediave ndërkombëtare, dyshja kanë kaluar një fundjavë romantike në Zvicër, duke qëndruar në ambiente luksoze në Zyrih dhe pranë Liqenit të Lucernës.

Aktori ndodhej fillimisht në Zyrih për një event të Porsche, por më pas ka shfrytëzuar kohën për ta kaluar me partneren e tij. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se marrëdhënia ka nisur prej disa muajsh në mënyrë diskrete dhe tashmë po bëhet gjithnjë e më serioze.

Sipas të njëjtave burime, ata po krijojnë një lidhje të qëndrueshme, madje Bloom ka marrë me vete edhe qenin e tij gjatë udhëtimit dhe ka pasur mundësi të njohë nga afër rrethin e ngushtë të modeles.

Çifti u pa për herë të parë publikisht në shkurt, kur u larguan bashkë nga Super Bowl 2026. Kjo romancë vjen rreth nëntë muaj pas ndarjes së Bloom nga Katy Perry, me të cilën kishte një marrëdhënie të gjatë dhe një vajzë të përbashkët.