KreuCelebrity

Jessica Biel reagon pas publikimit të videos së arrestimit të Justin Timberlake

Jessica Biel reagon pas publikimit të videos së arrestimit të
Jessica Biel ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga kamera trupore e policisë, që dokumentojnë momentin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sipas burimeve për People, aktorja nuk është aspak komode me rikthimin e kësaj çështjeje në vëmendje publike. “Ka një arsye pse ata kundërshtuan publikimin e videos”, është shprehur burimi, duke e cilësuar situatën si stresuese dhe jo në favor të imazhit të këngëtarit.

Megjithatë, pavarësisht këtij momenti të vështirë, Biel vazhdon të qëndrojë në krah të Timberlake, me të cilin është e martuar prej vitit 2012. Ajo thuhet se është e përqendruar te familja dhe projektet e saj, duke preferuar të lërë pas këtë episod.

“Ka pasur disa periudha sfiduese, por ajo po përpiqet të ecë përpara,” thekson burimi, duke shtuar se Biel nuk heziton të shprehë pakënaqësinë e saj për vendime të caktuara – dhe ky ishte një prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Timberlake ndalohet nga policia në Sag Harbor, New York, në qershor 2024. Në video, ai shihet duke bashkëpunuar me oficerët, por edhe duke hasur vështirësi gjatë testeve në vend, ndërsa refuzon disa herë testin e alkoolit.

Në një moment, në vendngjarje mbërrin edhe një mike e tij, e cila u kërkon policëve mirëkuptim, duke përmendur statusin e tij si personazh publik. Më vonë, këngëtari shfaqet më i qetë, madje duke bërë edhe shaka pasi shoqërohet në komisariat.

Videoja u publikua pavarësisht përpjekjeve ligjore të Timberlake për ta ndaluar këtë. Pas arrestimit, ai u përball me akuza për drejtim në gjendje të dehur dhe shkelje të tjera rrugore, por më vonë arriti një marrëveshje me prokurorinë, duke e ulur çështjen në një shkelje trafiku jo penale. Megjithatë, patenta e tij u pezullua.